E Diel, 1 Nëntor 2026

Bahrein, keqtrajtuan protestuesit, 20 policë në hetim

Autoritetet në Bahrein njoftuan se 20 anëtarë të forcave të sigurisë janë akuzuar për keqtrajtim të qëllimshëm të protestuesve gjatë përleshjeve përgjatë këtij viti.

Qeveria tha se hetimi vuri në pah se ka pasur “indikacione për forcë të tepruar dhe keqtrajtim të të burgosurve” gjatë protestave në muajt shkurt dhe mars.

Deklarata u lëshua dy ditë para publikimit të raportit të një paneli hetues që është marrë me akuzat për sjelljen e keqe të qeverisë në shtypjen e protestuesve shiitë, të cilët po kërkonin më shumë të drejta.

Autoritetet thanë se 24 njerëz, përfshirë katër policë, ishin vrarë përgjatë një muaji të trazirave që ndodhën si shenjë kundërshtimi ndaj mbretërisë sunite të shtetit.

Sipas opozitës, numri i të vrarëve është 30.

Gjatë përleshjeve në fjalë ishin plagosur qindra njerëz të tjerë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›