E Shtunë, 31 Tetor 2026

Silva ankohet në Del Bosquen

Nga Express më 20 shtator 2011 në ora 17:53

David Silva nuk është i kënaqur që vazhdon të jetë i harruar në Kombëtaren e Spanjës duke u ankuar se selektori Vicente del Bosque e ka injoruar prej Kampionatit botëror të vitit të kaluar.

Mesfushori i Manchester Cityt thotë se Del Bosque e ka izoluar prej humbjes 1-0 nga Spanja në ndeshjen e parë në Afrikën e Jugut, që ishte humbja e vetme e tyre gjatë garës.

“Unë jam i vetmi viktimë nga ajo humbje, ende” tha Silva për gazetën Marca. “Nuk jam i lumtur dhe nuk shoh shenja për ndryshimin e situatës” u shpreh ai. Silva ka shënuar 11 gola në 49 paraqitje për Spanjën.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›