E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kina dhe Perëndimi i hyjnë luftës tregtare

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Europian
dorëzuan një padi në Organizatën Botërore të Tregtisë
kundër kuotave të eksportit të lëndëve të para të vendosura
nga qeveria kineze, duke dhënë shenja për një luftë tregtare në
horizont. Shumë vende po përpiqen të ndihmojnë prodhimin
vendas gjatë kësaj krize, ndërsa ekspertët besojnë se një luftë
tregtare mund ta zhysë botën më shumë në kaos dhe pasiguri
ekonomike. SHBA-të kanë miratuar një ligj shumë të debatuar,
"Bli Amerikane", dhe Kina i është përgjigjur me një masë të
ngjashme, "Bli Kineze". Uashingtoni ka dorëzuar një protestë
diplomatike kundër ligjeve të Kinës për shitjen e kompjuterëve
personalë. Por situata u përkeqësua ditët e fundit, kur BE dhe
SHBA dorëzuan ankesa tek Organizata Botërore e Tregtisë
kundër masave kineze për të ndaluar eksportin e qymyrit.
Ndalesa e eksportit e ka bërë qymyrin më të lirë në Kinë dhe
ka favorizuar prodhimin vendas të çelikut e të mallrave të tjera
energji-intensive, gjë që ka shqetësuar prodhuesit amerikanë
e europianë të këtyre mallrave. "Kina po i bën lëndët e para
më të lira për kompanitë e veta. Sot më shumë se kurrë tregtia
është me rëndësi të jashtëzakonshme për të nxjerrë nga
recesioni ekonominë tonë", tha Ron Kirk, përfaqësuesi i SHBA
për tregtinë ndërkombëtare. Ministria kineze e Tregtisë hodhi
poshtë akuzat. "Ne synojmë thjesht të mbrojmë ambientin dhe
burimet natyrore. Politikat tona janë në përputhje me rregullat
e OBT-së", tha Pekini në një deklaratë. Kina dorëzoi një ankesë
tjetër në OBT kundër ndalimit amerikan mbi importin e pulave.
Jagdish Bhagwati, profesor në Universitetin e Kolumbias, mendon
gjithsesi se ankesa e Uashingtonit për ndalimin e eksportit
të qymyrit nga Kina ka pak gjasa të sjellë ndonjë përfi tim në
OBT. "Politikat aktuale proteksioniste të SHBA-ve nuk na japin
shumë hapësira për t‘u ankuar kundër të tjerëve", tha ai.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›