Simpson feston 20-vjetorin

Seriali i animuar “Simpson” feston 20 vjetorin në ekranin e vogël të televizorit. Familja më e famshme e Springfield ka thyer rekordin e jetëgjatësisë me tarnsmetim që në vitin '75.
Shumë janë ndryshimet, grafike dhe stilistike, që kanë ndodhur gjatë këtyre dhjetvjecarëve por me 445 pjesë seria vazhdon të këtë sukses në të gjithë botën.
Ndër të rejat që do të sjellë sezoni i ri, janë pjesë ku Homer dhe komshiu i tij Ned Flanders do të improvizojnë duke u bërë futbollistë, apo pjesë ku Marge Simpson punësohet në një "pasticeri erotike".
"Autorët dhe dizenjatorët më habisin nga viti në vit me idetë e tyre", tha producenti Groening, që më shumë se rekordi prej 20 vitëve në tarnsmetim dhe cimimit “Emmy” të fitura këtë vit, ajo që krenohet janë të tjera gjëra.
"Asnjë si ne – tha – nuk ka përdorur kaq shumë ngjyrë të verdhë për një serial të animuar".