Paul Newman varroset ne Connecticut

Ne qytetin Westport te Connecticut eshte zhvilluar ceremonia e lamtumires se aktorit Paul Newman, te shuar para pak ditesh.
Kolosi i kinemase amerikane eshte shoqeruar per ne banesen e fundit nga miq dhe te aferm, pasi ai nderroi jete ne moshen 83 vjecare per shkak te nje kanceri ne mushkeri. Lamtumira i eshte dhene nepermjet nje ceremonie private, ku merrnin pjese familjare dhe miqte e tij me te ngushte.
Paul Newman eshte nje prej emrave me te medhenj te historise se Holliwood-it. Ai ka marre pjese ne dhjetra filma, duke e konfirmuar emrin e tij ne palmaresin e industrise me te madhe kinematografike ne bote.