E Shtunë, 31 Tetor 2026

Duffy, në një krizë nervore

E kanë krahasur me Amy Winehouse për zërin e zi dhe për këngët me një ndjenjë të fortë soul.

Por tani Duffy me kolegen e saj të njohur ka edhe dicka tjetër të përbashkët,një krizë nervore.

Ylli i muzikës galeze ka pranuar në “Western Mail” se ndihej si e droguar nga suksesi i menjëhershëm: "Ndihem sikur jam në buzë të një krize të fortë nervore – tha artistja 24-vjecare – dhe gjëja më e keqe është se e di që ky është vetëm fillimi".
 
Fatmiresisht për Duffy nuk ekzistojnë probleme të tilla si alkoli apo droga, por presioni në të tilla situata, për atë që nuk është mësuar, mund të jetë dicka shkatërruese.
 
"Kur asnjë nuk fliste për mua, mendoja se isha një "super-grua”, ndërsa tani, zbulova se të qënit e famshme të sjell presion të madh. Shpesh e pyes veten nëse do t’ia dal, apo nëse do të ishte më mirë të zdukesha fare...".

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›