"Ledger", padi kunder kompanisë së sigurimeve

Kompania e sigurimeve të aktorit australian Heath Ledger është paditur nga avokati i vajzës së aktorit.
Ledger u gjet i vdekur janarin e kaluar në shtëpinë e tij, nga një overdozë mjekësore.
Tani “Reliastar” ka kërkuar një vazhdimësi të hetimeve që mbështesin mendimin se vdekja mund të ishte shkaktuar nga një vetevrasje.
Por avokati i vajzës së vogël Matilda Rose, që është 3 vjece, ka kërkuar 10 milionë dollarë duke nënvizuar se certifikata e vdekjes së mjekut legal fliste për një vdekje aksidentale.