Brad Pitt zgjidhet babai me sexy

Vitet kalojnë edhe për atë, por ai vazhdon të qendrojë në krye të të gjitha kalsifikimeve botërore. Brad Pitt sapo është zgjedhur babai më sexy ‘Made in Usa’.
Sondazhi i vetëm i nxjerrë në web ka parë të triumfojë partneri shumë i dëshiruar i Angelina Jolie.
Në vendin e dytë një tjetër biond, David Beckham, që i ka rrëmbyer medaljen e argjendë aktorit Jonny Depp, tashmë në vendin e tretë.
Klasifikimi vazhdon me Will Smith, Matt Damon, Ryan Philippe, Ben Affleck, Joel Madden, Seal e Patrick Dempsey.
Jashtë listës së 10 baballarëve më të mirë është kandidati demokrat për Shtëpinë e Bardhë Barack Obama në vendin e 11-të, Gavin Rossdale, në vendin 12-të, dhe Tom Cruise në vendin e 13-të.
Tobey Maguire, edhe pse vesh rrobat e njeriut merimangë, “Spider Man”, në ekranin e madh, një personazh shumë i dashur nga fëmijët, renditet në vendin e 14-të. I fundit në listë qendron Mark Consuelos.