Anastacia, video dhe imazh të ri

Kështu paraqitet Anastacia në videon e re të këngës "I Can Feel You", që bën pjesë në albumin e fundit që do të dalë në treg në 24 tetor, "Heavy Rotation".
Në disa sekuenca këngëtarja shfaqet nudo e zhytur në pishinë duke ftuar dhe ngacmuar teleshikuesit. Pastaj del nga pishina dhe mbulon gjoksin, duke treguar kështu një fizik për t'u patur zili edhe pse në prag të 40- vjetorit të saj.
Në pritje për të dëgjuar këngët e reja të yllit, që ka shitur me shumë se 17 milionë albume vetëm në Europë dhe në Australi, nga një revistë australiane vijnë lajmet e martesës së saj të ardhshme me Wayne Newton.
"Po bëja manikyrin dhe pedikyrin – tregon Anastacia – kur shoh të shfaqet i fejuari im. Papritur me kërkoi, nje dollar. Unë kërkova në cantë dhe ja dhashë. Ai tha: 'Ju gratë nuk keni nevojë të kërkoni në cantë' dhe më vendosi në dorë një kuti ku ishte unaza e fejesës! U emocionova shumë dhe sa arrita të thosha vetëm 'Oh, Zoti im! Oh, Zoti im!'.
“Jemi shujmë shokë –përfundon këngëtarja –kemi shumë gjera të përbashkëta dhe shkojmë shume si cift".