E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sina dhe Pezo, ne planet e Tiranes

Elvis Sina dhe Toni Pezo, jane dy lojtare te tjere, qe shihen si perforcime ne radhet e Tiranes per ditet e metejshme. Toni Pezo nuk e kaloi proven tek Krivbasi dhe eshte shume prane rikthimit me bardheblute. Mesfushori pritet qe te bashkohet me kampionet ne fuqi, gjate dites se neserme, kur edhe mesfushori Elvis Sina duhet te mbylle nje marreveshje te mundshme me te njejtin ekip. Sina deklaroi se ka nje oferte ne Azerbajxhan, por nga kampi bardheblu mesohet se per pistonin e majte eshte shfaqur nje interes qe te rikthehet, per ta mbyllur karrieren tek i njejti klub. Elvis Sina nuk firmosi per Dinamon, ekipi me te cilin eshte aktivizuar ne dy edicionet e fundit. Mesfushori do te vendose perfundimisht, ne nje nga ditet e para te javes, per te zgjedhur oferten e Azerbajxhanit, apo do te kthehet te klubi ku nisi karrieren, Tirana, per ta mbyllur karrieren e tij te gjate. Por rikthimi i Pezos, eshte lajmi me i mire per bardheblute. Ai ka qene nje nder futbollistet me te rendesishem te viteve te fundit ne kampin bardheblu.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›