Digjet Juve, kalon Bajern
Juventusi është humbësi i madh i Ligës së Kampioneve, duke ia falur vendin Bajernit të Munihut në raundin me eliminim direkt të Ligës së Kampioneve. Bardhezinjtë e Çiro Ferrarës humbën 4-1 në Torino me rivalin direkt për në të 1/8-at e finaleve. Nga grupi A kaloi edhe Bordoja, që e kishte siguruar me kohë kualifikimin edhe pse fitoi izralelitët e Makabi Haifas. Në grupin B, Mançester Junaitid me fitoren 3-1 kundër Volfsburgut ia dhuroi kualifikimin CSKA-së Moskës, që nga ana e saj barazoi 1-1 me Beshiktashin. Në grupin C, dy të kualifikuarat janë Real i Madirdit, që fitoi bindshëm 3-1 me Olimpikun e Marsejës dhe Milani, që nga ana e tij barazoi 1-1 me Zurihun në Zvicër. Në Grupin D, Çelsi tregoi respekt për Apoelin e Niksosias ku luan dhe Altin Haxhi, duke barazuar 2-2, por “blutë” e Karlo Ançelotit e kishin siguruar kualifikimin. Porto u argëtua me një fitore 3-0 me Atletikon e Madridit.
Murinjo: “Nuk ka surpriza”
Trajneri i Interit, Hoze Murinjo, është dukur shumë i tensionuar gjatë konferencës së zakonshme për shtyp në prag të ndeshjes me Rubin Kazanin. Për zikaltrit, dita e sotme kundër kampionëve të Rusisë është e një rëndësie të veçantë, madje nga fati i këtij takimi mund të varet edhe bashkëjetesa e Murinjos me Interin.
Trajneri i Interit duket sikur nuk ka aspak dëshirë të flasë për formacionin rus, megjithatë i ngacmuar nga gazetarët e huaj thotë: “Rubin Kazani e meritonte të fitonte kampionatin rus, është formacioni më i mirë aktual atje. Shpresoj që ju gazetarët do ja çoni përgëzimet e mia drejtuesve të tyre, apo lojtarëve të Rubinit. Kampionati rus nuk është i lehtë, megjithatë ne nuk i druhemi aspak kundërshtarit, sepse jemi më të fortë se ata. Madje, besoj se nesër (sot) në mbrëmje do e mundim me shumë lehtësi Rubinin”. Kundër Rubin Kazanit, Interi do luajë pa të skualifikuarin Kivu, por më në fund Murinjo do ketë në dispozicion fantazistin holandez Uesli Shnajder. Uesli Shnajder ka rikuperuar dëmtimin e tij dhe sot në mbrëmje kundër Rubin Kazanit, nuk do të mungojë.
LIGA E KAMPIONËVE
DITA 6
Dje, 8 dhjetor
A Juventus-Bajern 1-2
A Makabi Haifa-Bordo 0-1
B Beshiktash-CSKA Moskë 1-1
B Volfsburg-Mançester Jun. 1-3
C Zyrih-Milan 1-1
C Marsejë-Real Madrid 1-3
D Çelsi-Apoel 2-2
D Atletiko-Porto 0-3
Grupi A
BORDO 16
BAJERNI 10
Juventus 8
Makabi Haifa 0
Grupi B
MAN. UNITED 13
CSKA MOSKË 8
Volfsburgu 7
Beshiktashi 5
Grupi C
REAL MADRID 13
MILAN 9
Marseja 7
Zyrihu 4
Grupi D
ÇELSI 14
PORTO 12
Atletiko 3
APOEL 3
Sot, 9 dhjetor
E Liverpul-Fiorentina
E Lion-Dbereceni
F Inter-Rubin Kazan
F Dinamo Kiev-Barcelona
G Shtutgard-Unirea Ur.
G Sevilja-Rejxhërs
H Olimpiakos-Arsenal
H Standard L.-Alkmar
Grupi E
Fiorentina 12
Lioni 10
Liverpuli 7
Debrecen 0
Grupi F
Barcelona 8
Interi 6
Rubin Kazan 6
Dinamo Kiev 5
Grupi G
Sevilja 10
Unirea U. 8
Shtutgart 6
Rejnxhërs 2
Grupi H
Arsenali 13
Olimpiakos 7
Standard L. 4
Alkmar 3
9 Dhjetor 2009