E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sindikata: Lëvizjet pa kriter dëmtuan Policinë

Kreu i Sindikatës së Policisë së Shtetit, Fishta pohoi se stimuli financiar është i dobët, ndërsa mjetet dhe pajisjet lënë për të dëshiruar

Veç problemeve kryetari i sindikatës rradhiti edhe një listë të kërkesave të saj, për efektivët blu drejtuar organeve përkatëse

TIRANE- Kreu i Sindikatës së Policisë së Shtetit Sadedin Fishta, pohopi dje se lëvizjet e kuadrit pa kriter në Policinë e Shtetit, iu kanë sjellë jo pak probleme sociale dhe ekonomike të transferuarve, ndërsa ai kërkoi përmirësimin e kushteve të jetesës për punonjësit e Polcisë së Shtetit nga organet kompetente. Këtë deklarim Fishta e bëri gjatë mbledhjes për zgjedhjen Kryesisë së Degës së Sindikatës, kryetarit e nenkryetarit të Tiranës. Njëkohësisht në këtë mbledhje u krye edhe mandatimit të përfaqësuesev të kësaj dege në Asamblenë Kombëtare të Sindikatës, që pritet të mblidhet. Përpara zgjedhjes së krytarit të Degës së Tiranës, Bedri Dani, Fishta tha se aktualisht në rradhët e punonjësve të Policisë, problemet që i shoqërojnë ata janë të konsiderueshme.
Ndërkaq gjatë mbledhjes kreu i Sindikatës, lexoi një listë që ata pritet t'i kërkojnë shtetit dhe policisë për t'i realizuar. Në të janë, një vakt ushqimi në ditë, sigurimi i jetës për punonjësit e policisë, ligji i sigurimit suplementar, shpërblimi në fund të vitit me një pagë etj.
Fishta Rendit kryesisht problemet financiare, ekonomike e sociale. "Deri me sot punonjësit e policisë nuk kanë pasur një zë të unifikuar që të luajë rolin e lidershipit social në raport me punëdhënësin. Deri më sot punonjësit e policisë të të gjitha niveleve i kanë mbajtur sytë nga drejtuesit dhe i janë nënshtruar procesit të vendim marrjes së tyre pa të drejtën e ankimit".Sipas Fishtës, struktura përfaqësuese për të mbrojtur të drejtat dhe interesat e çdo punonjësi policie është Sindikata, që do të jetë e përfaqësuar në të gjitha nivelet në grupet e vendimmarrjes apo të atyre te hartimit të drafteve që kanë të bëjnë me problemet sociale e ekonomike të punonjësve të policisë si dhe ato disiplinore e profesionale. Më tej ai pohoi se reformat e kryera në polici kanë kanë prekur punonjësit policie nga ana sociale si vënia në zbatim e gradave, ku sipas tij një pjesë e punonjësve të policisë u zbritën në gradë për shkak të njësimit të saj me funksionin, pavaresisht nga kualifikimi, arsimi dhe vjteresia në punë. Pikërisht sipas tij, është organizuar edhe kryesia qëndrore e cila ka detyrë të organizojë me tere drejtuesit e sindikatave trajnime te vecanta ne te gjitha nivelet e strukturave te Sindikates per t'iu dhene atyre metodologjine e drejtimit organizativ-profesional sindikal si dhe praktika te gatshme per te negociuar e zgjidhur ankesat e kerkesat te gjithe anetareve te vet sipas kompetencave qe ka çdo strukture policore (nivel komisariati, qarku, Drejtori e Pergjithshme e me lart).
Reformat dhe mjetet e punës
"Po kështu problem social ndaj punonjësve te policisë kanë shkaktuar dhe transferime e levizje pa kriter ne kundershtim ne shume raste edhe me rregulloren e personelit dhe ligjin e Policisë se Shtetit. Keto levizje e transferime nuk u garantojnë kushte të barabarta pune punonjësve te policisë te ransferuar me ato që kanë në vendbanimin e tyre në vendin e punës, - tha kryesindikalisti i Policisë. Reformat e kryera ne polici kane qene te tilla ku theksi është vënë tek kerkesat ndaj punonjësve të policisë për të kryer detyrat në çdo lloj rrethanash pavarësisht nga mundesitë dhe mjetet jo eficente e të pasigurta për jetën në shumicën e rasteve, me mungesa të theksuara të pajisjeve mbrojtëse. Kushtet e punës për realizimin e detyrës lënë mjaft për të dëshiruar me gjithë angazhimin e kohëve të fundit te qeverise, duke pajisur policinë me makina të reja pune. "Theksojmë në veçanti uniformat e papërshtatshme dhe armatimin, i cili ende është i viteve 50-te. Është detyrë e të gjithëve të ngremë zërin pranë struktrave të sindikatës për të qene në unison ndaj këtyre problemeve të cilat në partneritet me të gjitha strukturat e Policisë së Shtetit duhet të gjejmë mbështetjen dhe rruget e mundshme te zgjidhjes se tyre". tha Fishta.
Dashamir Biçaku


Kërkesat e Sindikatës së Policisë

1. Trajtimi me një vakt ushqim të punonjësve të policisë që çdo vit arrin vlerën prej 70.000 (mijë ) lekë të reja për çdo punonjës policie një e drejtë e fituar që në janar 2008, e cila aktualisht nuk merret për mungesë fondesh, bazuar në pergjigjen e dhënë nga Drejtori i Pergjithshëm i Policisë së Shtetit.
2. Vjetërsia në punë, e cila sot njihet vetëm ajo për gradë, që është e përfituar që nga Korriku i vitit 2008 dhe jo vjetërsia që nga koha e fillimit të punës në polici. Këtë të drejtë e njeh ligji i Policisë së Shtetit e Kodi i Punës por e ndalon vendimi i qeverisë për të cilin do të negociohet nga ana e Kryesisë së Sindikatës për ta përfituar edhe dëri në rrugë gjyqësore.
3. Shpërblimi në fund të vitit deri në një page mujore përcaktuar sipas nenit 85, pika 5 e tij të ligjit "Për Policinë e Shtetit".
4. Ligji pr sigurimet suplementare të cilin ne vazhdojmë ta ndjekim në Gjykatën Kushtetuese (akoma nuk është marrë vendimi për antikushtetutshmerinë e ligjit në fuqi.)
5. Gjetja e një pakete sa më të mirë të sigurimit të jetës, e cila do të realizohet me marreveshje të Sindikatës me kompanitë e sigurimeve duke marrë në konsideratë oferten më te mirë që paraqesin këto kompani. Aktualisht ofertat janë realizuar e perzgjedhur nga ana jonë dhe që juve do t'i vleresoni sipas opsioneve përkatëse.
6. Ndjekja dhe realizimi i 40 oreshit javor të punes për punonjësit e policisë, evidentimi dhe realizimi i pushimeve dhe i pagesës për orët suplementare dhe ato të natës, problem ky mjaft i diskutueshëm edhe tani.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›