Aleatët mbështesin grevën, Ngjela kërkon ultimatum
Kryetari i PDS-së, Paskal Milo, paralajmëroi se opozita nuk do të lëvizë nga bulevardi derisa të plotësohen kërkesat e saj për transparencën e zgjedhjeve. Milo theksoi se Berisha duhet të kuptojë se Shqipëria e 2010-s nuk është më ajo e vitit 1996, porse është Shqipëria e ëndrrës dhe të ardhmes evropiane. Kryetari i PBDNJ, Vangjel Dule, theksoi se tenda ku ndodhen grevistët, është bërë simboli i shpresës dhe demokracisë së çdo qytetari që kërkon transparencën. Duke folur në mitingun e opozitës, Dule theksoi se kjo tendë është bërë edhe ogur i zi i atyre që kanë mbërthyer kutitë dhe transparencën e zgjedhjeve. Kryetari i PLD-së, Spartak Ngjela, u shpreh: Do ti propozoj opozitës të caktojë një datë ultimatum për Berishën në mbrojtje të jetës së 200 njerëzve.