E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi në Kroaci, priten bisedime dhe për krizën politike në Shqipëri

TIRANE-Presidenti shqiptar Bamir Topi i cili ndodhet në Kroaci për të marrë pjesë në ceremoninë e betimit të Presidentit të ri të këtij vendi, Ivo Josipovic do të zhvillojë sot një takim me komisionerin e ri europian për Zgjerimin dhe Fqinjësine, Stefan Fule.

Kriza politike në vend dhe ndikimi i saj në procesin integrues do të jenë temë diskutimi në këtë takim, në momentin kur kreu i shtetit ka marrë përsipër rolin e negociatorit mes dy forcave kryesore.
Një ditë përpara vizitës së tij në Kroaci, komisioneri Fule theksoi se plotesimi i kritereve te Kopenhagenit jane rruga e vetme drejt BE-se. “Do bej c'eshte e mundur per t’ua bere te qarte bashkebiseduesve te mi se cfare eshte e rendesishme per mua. Se pari jane kriteret e Kopenhagenit. Keto kritere jane ekstremisht te rendesishme dhe te panegociueshme. Ato perbejne te vetmen rruge qe nje vend te perparoje drejt antaresimit te plote ne BE. Nuk ekziston as shkurtimi i rruges dhe as ndonje shmangie e mundshme e saj. Duhen permbushur te gjitha kriteret dhe detyrimet e percaktuara per antaresimin", theksoi ai. Takimi me Presidentin Topi ne Zagreb, i cili zhvillohet ne oren 9 te dites se sotme, ne axhenden e komisionerit Fule eshte renditur perpara takimit te tij me kryeministren e vendit pritës, kroaten Jadranka Kosor.
Bisedimet Fule-Topi ne Zagreb mbi krizen politike ne vend, vijne pas deklarates se Komisionerit për Zgjerimin, se zgjatja e metejshme e kesaj krize do te kishte ndikim negativ per kandidaturen e Shqipërisë, por edhe pas tryezës së të shtunës, kur kabineti i tij shprehu qendrimin se Komisioneri deshiron shume të shohë progres nga negociatat PD-PS, të drejtuara nga Presidenti Bamir Topi.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›