Sindikata e punonjësve të SHIK-ut zgjedh presidentin e ri
Sindikata e pavarur e punonjësve të mbrojtjes së rendit dhe SHIK-ut, kanë mbajtur kongresin e jashtëzakonshëm, me qëllim emërimin e presientit të ri të kësaj sindikate. Për arsye të moshës dhe arsyet shëndetesore, ka dhënë dorëheqjen presidenti Pasho Zeneli, dhe është emëruar me vota unanime si president i ri, Skënder Harku. Harku theksoi se kjo është një detyrë me një rëndësi dhe përgjegjësi të veçantë.
Ndërkohë në kongresin e jashtëzakonshëm të sindikatës së punonjësve të mbrojtjes, rendit dhe SHIK-ut, ishte i pranishëm edhe presidenti i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë, Gëzim Kalaja i cili solli dhe njëherë në vëmendje rolin e rëndësishëm të sindikatave.
Në këtë kongres ishin të pranishëm delegate nga të gjitha rrethet e vendit.