Kushner: Serbia dhe Kosova duhet të kthehen nga e ardhmja
Ministri i Punëve të Jashtme i Francës, Bernard Kushner, deklaroi për mediat serbe se nga e mërkura, Serbia dhe Kosova duhet ta harrojnë të kaluarën dhe të kthehen nga e ardhmja. Ai tha se takimi i përfaqësuesve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, në Sarajevë, duhet të nxisë integrimin evropian për gjithë rajonin, duke përgatitur terrenin edhe për oninonin publik, me gjithë rrethanat aktualisht të rënda.
"Duam që ky takim i jashtëzakonshëm të jetë një shprehje e unitetit të bashkësisë ndërkombëtare, por edhe gjithë Ballkanit. Përshëndesim pjesëmarrjen e Serbisë dhe Kosovës në samit dhe shprehim dëshirën që pjesëmarrja e këtyre dy vendeve në veprimet apo tubimet rajonale të bashkëpunimit, në të ardhmen të mos jetë më vështirësi", ka thënë Kushner.