Sindikata, kundër taksës së re për policët
Sindikata e Policisë është kundër taksës së re për punonjësit e policisë, e cila ka hyrë në fuqi këtë muaj, duke iu mbajtur gjithë punonjësve të policisë. Taksa e re, e cila është ajo për pensionin suplementar është rritur, pasi ka qenë 1% dhe ka shkuar 2%. Në një prononcim për gazetën "Shqip", kryetari i Sindikatës së Punonjësve të Policisë, Sadetin Fishta, ka deklaruar se kjo taksë nuk është pranuar që në muajin maj, kur hyri në fuqi ligji i ri për sigurimin shoqëror suplementar.
Reagimi
"Ne jemi kundër kësaj takse për të gjithë punonjësit e policisë. Taksa e rritur nga 1 në 2% është kundërshtuar nga ne që me hyrjen në fuqi të ligjit për sigurimin shoqëror suplementar, ashtu siç është kundërshtuar i gjithë ligji. Kjo taksë është deklaruar një nga nenet që kemi kërkuar në Kushtetuese të hidhet poshtë, pasi sipas Kushtetutës një e drejtë e fituar me ligj, nuk mund t‘i hiqet askujt. Absurditeti që nuk pranojmë si mbrojtës për të gjithë punonjësit e policisë, të cilët kanë filluar të sjellin ankesa të shumta në sindikatë, ka të bëjë me ligjin e ri për pensionet suplementare, ku është ulur përfitimi suplementar për policët dhe është rritur taksa që paguajnë për këtë përfitim, gjatë kohës që janë në punë", deklaroi për "Shqip", kryetari i Sindikatës së Policisë, Sadetin Fishta.
Sipas tij, me ligjin e ri, nr. 10142, datë 15.05.2009, "Për Sigurimin Shoqëror Suplementar të Punonjësve të Policisë së Shtetit...", të gjithë punonjësit e policisë, përfitues të këtij ligji, gjatë kohës që janë aktivë, paguajnë kontribut shtesë në masën 2% të pagës referuese. Kjo nuk do të thotë se punonjësit e policisë nuk kanë paguar më parë kontribut për sigurimin shoqëror suplementar, por kjo është bërë në bazë të ligjit të vjetër. Sipas ligjit të vjetër për pensionet suplementare, nr. 8661, datë 18.09.2000, punonjësit e policisë paguajnë kontribut shtesë mbi atë të përcaktuar në ligjin nr. 7703, në masën 1% të pagës referuese. Ndërsa për funksion në rolin madhor, punonjësit e policisë paguajnë kontribut në masën 2% të pagës referuese. Pra, veç rolit madhor, të cilën e kanë pasur masën e kontributit 2%, tashmë kjo, sipas ligjit të ri për pensionet suplementare, është aplikuar te të gjitha rolet e tjera të policisë.
Ligji
Sipas të dhënave, ky nen i ligjit të ri nuk mund të aplikohet pa dalë gjithë aktet nënligjore që ndihmojnë në zbatimin e tij. Kjo duket se i ka shtuar edhe më shumë hallet e policisë, e cila ende nuk ka përfituar asnjë orë suplementare për këtë vit dhe është përballur me një sërë problemesh të tjera që kanë ardhur nga moszbatimi i ligjit nga autoritetet përkatëse në dëm të punonjësve të policisë shqiptare. Sindikata e Policisë ka kërkuar në Gjykatën Kushtetuese hedhjen poshtë të këtij ligji, duke dhënë një sërë argumentesh që bien ndesh me Kushtetutën dhe që dëmtojnë interesat financiare të të gjithë punonjësve të policisë. Por, ndryshe nga procedurat, burimet policore shpjegojnë se këtë fillim muaji, kur kanë shkuar për të tërhequr paratë e tyre në llogaritë përkatëse kanë vënë re se u mungonte një sasi parash, veprim i cili u është dukur i dyshimtë. Sektorët e financave u kanë shpjeguar se është shtuar një taksë, e cila ka qenë në nivelin 1% të pagës referuese dhe ka kaluar në nivelin 2%.
Efektivët e rolit bazë tregojnë se kjo masë i dëmton shumë në profesionin e tyre, pasi edhe pagat nuk janë të një niveli të kënaqshëm, duke marrë parasysh edhe rrezikun me të cilin përballen çdo ditë. Për më tepër mbeten të habitur sesi qeveria i kalon shumë shpejt vendimet dhe ligjet për të mbajtur para nga pagat e tyre, ndërsa nga ana tjetër, premtimet për rritje pagash, për pagesa të orëve suplementare e për shumë probleme të tjera, vazhdojnë të mbeten pa zgjidhje.