Misteri i tregtarit dhe emigrantit, familjet: U zhdukën që para Vitit të Ri
VLORE/ QEMAL BIRAKUZhduket në mënyrë të mistershme një emigrant 28-vjeçar nga Vlora. Riza Koçiraj nga fshati Vllahinë ishte nisur nga Italia për të kaluar natën e ndërrimit të viteve me familjen e tij, por prej 30 dhjetorit nuk ka asnjë shenjë të tij. Mësohet se 28-vjeçari, emigrant që prej gati 5 vitesh në Torino të Italisë është nisur nga vendi fqinj në shoqërinë e kunatit të tij. Pasi ka fjetur një natë në Fier tek banesa e këtij të fundit, të nesërmen ai është nisur drejt Vlorës. Në një telefonatë më të vëllanë, Rizai kishte njoftuar se do të vonohej pak, ndërsa më një makinë kishte nisur për në fshat valixhet. Mbasi është vonuar deri në orët e vona të natës, kunati i tij është informuar nga të afërmit e Koçirajt se ai nuk kishte mbërritur. Pasi edhe telefoni i të riut ka dalë i fikur, familjarët kanë kryer denoncim në polici mëngjesin e ditës tjetër. Një nga 5 vëllezërit e Rizait, Klodiani, mbasi mësoi lajmin e zhdukjes u nis nga Italia në kërkim të 28-vjeçarit. Një ndër informacionet që ai ka mundur të sigurojë është edhe fakti se i vëllai është parë të martën e kaluar nga shoferi i autobusit Vlorë-Tiranë, i cili e ka pasur të riun si pasagjer deri në qytetin e Lushnjës. Gjithsesi, ky informacion mbetet për t’u verifikuar pasi asgjë nuk është e sigurt. “E morën në telefon pasi u nis nga shtëpia e kunatit të tij. Na tha se do të vonohej pak në Vlorë pasi do të pinte një kafe me shokët e tij”, deklaruan për grupin e hetimit familjarët e të riut. Policia ka nisur hetimet për këtë ngjarje, ku nuk përjashtohet asnjë pistë e mundshme. Mësohet se i riu vuante edhe nga astma, çka nuk përjashtohet si pistë hetimi e zhdukjes së papritur. Dyshohet se gjatë rrugës për në fshatin e tij sëmundja mund ta ketë kapur e ai të ketë mbetur ndokund, por gjatë kërkimeve në zonë, nuk është mundur të gjendet asnjë gjurmë e tij. Blutë nuk japin ende të dhëna pasi sipas tyre ngjarja mbetet ende enigmë. Familjarët bënë të ditur se, në momentin e zhdukjes i riu mbante veshur xhuboks të zi, pantallona xhins blu e erret, me stampë Replay, atlete Reebok, bluzë të zezë me shkronjë të bardhë “G star”. Sipas policisë mundësia e vrasjes së tij është shumë e pakët pasi i riu sipas edhe dëshmisë së kunatit të tij ka pasur me vete vetëm 300 euro. Megjithatë blutë nuk e përjashtojnë pistën e vrasjes për motive grabitjeje. Të afërmit e tij kanë deklaruar se Koçiraj nuk ka pasur asnjë konflikt të mëparshëm. Mësohet se i riu luante shumë në lojërat e fatit, pistë tjetër në të cilën është fokusuar grupi që po merret me hetimin e kësaj çështjeje. Sipas burimeve, dyshohet se 28-vjeçari mund t’i ketë humbur paratë që ka pasur me vete në lojë e për pasojë, të jetë larguar sërish drejt Italisë pasi nuk mund të kthehej në familje me xhepat bosh. Gjithsesi këto janë vetëm hamendësime pasi grupi i hetimit është fokusuar në disa pista të mundshme. Gjendet trupi i peshkatarit POGRADEC - Rrjetat e peshkatarëve në Pogradec nxorën dje në breg të liqenit trupin e dekompozuar të një njeriu. Ngjarja vuri në alarm policinë e cila mbërriti në vend dhe nisi hetimin. Pas verifikimeve të kryera, trupi i viktimës u identifikua shumë shpejt. Sipas policisë, ai është Dilaver Maxhari, një peshkatar i zhdukur në rrethana misterioze që prej vitit 2007. Asokohe, peshkatari 51-vjeçar kishte dalë për të peshkuar, por nuk dihet se në ç’rrethana u mbyt në liqen. Peshkatarët sinjalizuan menjëherë policinë e kjo e fundit pas verifikimit të emrave të shpallur të zhdukur në zonë, hodhi dyshimet pikërisht për peshkatarin. Me ndihmën edhe të familjarëve të viktimës, është bërë i mundur identifikimi bazuar edhe në disa rroba që i kishin mbetur veshur. g.aBiznesmeni, i zhdukur prej 9 ditëshEtleva DeliaPronari i një lokali në Tiranë, babai i 3 fëmijëve të mitur, rezulton i zhdukur prej 9 ditësh. Arjan Bulku, 39 vjeç, banor i lagjes "Qyteti i Nxënësve" në kryeqytet, që prej datës 27 dhjetor 2009, nuk është parë dhe nuk është kontaktuar më nga asnjë prej familjarëve të tij. Sipas familjarëve, Bulku është larguar nga shtëpia me makinën e tij tip "Golf 3", ngjyrë e verdhë me targë TR 19 47 S, rreth orës 17:00, duke i thënë bashkëshortes se po shkonte të merrte teknikun e televizorit. Prej atij momenti ai nuk është kthyer më në shtëpi ndërsa ka humbur kontaktet me të afërmit dhe familjen. Burime nga policia thanë se ngjarja është denoncuar nga familjarët në Komisariatin nr.6, rreth orës 10:00, por edhe pas kallëzimit, nuk ka asnjë të re rreth vendndodhjes së biznesmenit. Burime nga policia thanë se as automjeti i tij nuk është gjetur në asnjë vend në zonat përreth Tiranës, gjatë vëzhgimeve të forcave të policisë. Kjo gjë ka shtuar dyshimet e policisë se 39-vjeçari mund të jetë larguar me dëshirë nga shtëpia duke marrë me vete edhe makinën "Golg 3". Dyshimet paraprake të policisë së kryeqytetit flasin për një konflikt të mundshëm të tij me familjarët, pasi gjatë hetimeve u morën dëshmi që tregojnë se ai nuk ka pasur konflikte me persona të tjerë.DenoncimiNë denoncimin e tyre familjarët kanë shpjeguar se Arjan Bulku i ka thënë bashkëshortes se do të shkonte të merrte teknikun e televizorit dhe do të kthehej shpejt. Ai ka hipur në makinën e tij tip "Golf 3" dhe është larguar. Rreth orës 18:20 i ka telefonuar vëllait të tij, Besim Bulkut, i cili po e priste te lokali, ku çdo ditë luanin domino, por i vëllai nuk e ka hapur telefonin me mendimin se Arjani po shkonte aty. Që prej kësaj ore telefoni i tij ka dalë vazhdimisht i fikur. Në mbrëmje, ka qenë djali i tij i madh, që i është drejtuar xhaxhit duke i thënë se i ati nuk ishte kthyer ende në shtëpi dhe telefoni i dilte vazhdimisht i fikur. Pasi kanë pritur gjithë natën dhe ai nuk është kthyer, i vëllai është drejtuar në Komisariatin nr.6 dhe ka bërë denoncimin. Dje të afërmit e tij janë drejtuar në një televizion duke publikuar zhdukjen e të afërmit të tyre. HETIMETVerifikimet e policisë pas denoncimit të zhdukjes së 39-vjeçarit Arjan Bulku, çojnë në përfundimin se ai është person pa precedentë të mëparshëm penalë, pa konflikte të mundshme pronësie, apo të ndonjë të natyrave të tjera. Burime nga policia thanë se pas kallëzimit të familjarëve është shoqëruar për ta marrë në pyetje, tekniku i televizorit, si person që mund të kishte dijeni për vendndodhjen e të zhdukurit. Mësohet se edhe në polici ai ka deklaruar se nuk e ka takuar fare Arjan Bulkun. Policia ka marrë deklarime edhe nga disa banorë të lagjes ku ndodhet familja e Arjan Bulkut, të cilët janë shprehur se nuk ishin në dijeni të ndonjë konflikti të mundshëm të tij. Të njëjtën gjë kanë deklaruar edhe familjarët e biznesmenit. Policia tha se nga momenti kur është denoncuar i humbur e deri mbrëmë, nuk ka të dhëna për vendndodhjen e 39-vjeçarit, madje gjatë kontrolleve që janë kryer në terren nuk është gjetur as automjeti i tij. Dyshimet kryesore të policisë janë për ndonjë konflikt të mundshëm të Arjan Bulkut në familje dhe largimin e tij me dëshirë nga shtëpia. "S`kishte konflikte, jemi të shqetësuar për fatin e tij"TIRANE - Besim Bulku, vëllai i të zhdukurit Arjan Bulku, i cili rezulton i humbur prej 9 ditësh, ngjarja është e pa shpjegueshme ndërsa ka tronditur gjithë familjen. Asnjëri prej familjarëve nuk arrin të gjejë një motiv që mund ta ketë detyruar Arjanin të largohej nga shtëpia, apo më keq akoma mund të ketë shtyrë dikë që t'i bëjë diçka të keqe. "Vëllai im nuk kishte konflikt me askënd. Ai ishte njeri i qetë dhe i qeshur e të gjithë e respektonin. Nuk gjej një arsye që dikush mund të kërkojë t'i bëjë keq Arjanit", është shprehur për gazetën "Panorama", vëllai i Arjan Bulkut. Ai tregon se është lajmëruar nga nipi i tij 15-vjeçar, djali i madh i Arjanit, i cili pasi ka provuar të lidhet në telefon me të atij dhe ai ka parë që telefoni i dilte i fikur, ka lajmëruar nënën dhe xhaxhain duke u treguar ngjarjen. "Nuk dimë të ketë pasur ndonjë problem. Mësuam se ditën e zhdukjes nuk e ka takuar teknikun e televizorit, për te i cili ishte nisur, por as makinën e tij nuk e kemi parë më nga ajo ditë"-thotë vëllai i pronarit të lokalit të "21 Dhjetori". Besnik Bulku tregon se atë ditë e ka parë kur ai po lëvizte me makinë, nga "Qyteti i Nxënësve" në drejtim të rrugës së Kavajës, e ka përshëndetur me dorë dhe e ka pritur në lokal të kthehej, por ai nuk është kthyer më. "Rreth orës 18:20 më bëri një telefonatë, por unë nuk ia hapa duke menduar se po vinte te lokali ku mblidheshim për të luajtur domino, por më pas telefoni i tij ka dalë i fikur dhe vazhdon të jetë i fikur edhe sot", tregoi i vëllai. e.d