Nigeri me shume se 90 te arrestuar

Policia nigeriane ka lajmëruar arrestimin e 92 eksponentëve të një sekti islamik përgjegjës për sulmet në vigjilie të Krishlindjeve kundër kishave të krishtera në qytetin e Maiduguri, në veri të vendit.
Gjatë sulmeve kanë mbetur të vrarë rreth 8 persona.
Grupi dyshohet edhe për vrasjen e dy policëve.
Policia i ka lidhur këto ngjarje me grupin islamik Boko Haram, një formacion që vitin e shkuar ka qenë përgjegjës për akte të ndryshme të dhunës fetare.