E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sindikatat në Vlorë inekzistente, drejtuesit festuan në kryeqytet

Festa e 1 Majit, në qytetin e Vlorës,  duket se nuk është festuar si zakonisht. Drejtuesit e sindikatave edhe pse kanë njoftuar kohë më parë se për ditën e 1 Majit do të zhvillonin protesta së bashku me punëtorët e qytetit të Vlorës, ditën e djeshme duket se e kanë harruar

premtimin e tyre. Asnjë protestë nuk ka pasur ditën e djeshme në qytetin e Vlorës nga sindikatat të cilat duket ineksiztente përsa i përket problemeve dhe mbështetjes të qytetarëve. Ndonëse ishte përfolur më parë se të paktën shoferët do të ishin në rrugë Një pjesë e madhe e këtyre të fundit kanë vazhduar si zakonisht aktivitetin e  tyre.  Ata nuk janë organizuar për të bërë të mundur një protestë për tu kujtuar se është pikërisht dita e tyre. Edhe nëse do të bëhej kjo realitet do të ishte kontribut e vetë shoferëve sepse sindikatat ka kohë që janë inekzistente në qytetin bregdetar. Ato tashmë ekzistojnë vetëm në letër apo kur u duhet të marrin pjesë në ndonjë seminar apo mbledhje. Ndonëse kanë mision të mbrojnë të drejtat e anëtarëve të tyre, sindikatat në Vlorë janë bërë pjesë e partive të ndryshme gjë e cila është vërtetuar edhe ditën e djeshme ku autobusë të mbushur me qytetarë ku nuk kanë munguar edhe drejtuesit e sindikatave kanë udhëtuar drejt protestave në kryeqytet, Një pjesë e sindikalistëve vlonjatë kanë udhëtuar për të marrë në festën e Partisë Demokratike dhe pjesa dhe një pjesë tjetër tek protesta e Partisë Socialiste. E vetmja gjë që ka ndryshuar nga 1 maji i viteve të tjera në qytetin e Vlorës, këtë vit ka qenë mungesa e grupeve të punëtoreve duke protestuar.

Last Updated on E Shtune, 01 Maj 2010 20:46

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›