Singh: Shqipëria duhet të luftojë krimin e organizuar

Përfaqësuesi i Komisionit Europian në Tiranë Aneil Singh ka deklaruar se Shqipëria duhet të luftojë krimin e organizuar. Duke marrë pjesë në një aktivitet të organizuar nga Pameca dhe policia e shtetit, përfaqësuesi i KE-së Singh ka theksuar se duhet të forcohet bashkëpunimi ndërinstitucional.
Ai gjithashtu ka theksuar se puna e mirë e policisë kufitare bëri të mundur liberalizimin e vizave për Shqipërinë por theksoi se Bashkimi Europian do të vijojë monitorimin e pikave kufitare.
Në fjalën e tij ministri i brendshëm Lulzim Basha duke e cilësuar sërish liberalizimin e vizave si arritje të madhe theksoi se qeveria do të vijojë më tej konsolidimin e arritjeve të deritanishme. Ai gjithashtu theksoi se do të intensifikohet lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.