E Diel, 1 Nëntor 2026

Sipermarresit amerikane dhe italiane interes per investime ne Shqiperi

Kryeministri Sali Berisha priti në takim të veçantë një delegacion të sipërmarrësve amerikanë e italianë të kryesuar nga senatori Amerikan Z. Harris Mcdouell, III. Senatori Mcdouell shprehu kënaqësinë vizitë e tij në Shqipëri ndërsa theksoi interesin e grupit të investitorëve për të investuar në Shqipëri në fushën e biznesit të energjisë dhe mjedisit, duke shfrytëzuar risitë dhe teknologjitë e reja që kontribuojnë në eficencën e energjisë së përdorur. Përfaqësuesit e kompanive bënë një prezantim të ekspertizës së tyre kryesisht në fushën e eficencës së energjisë për ndriçim apo ftohje. Kryeministri Berisha konfirmoi se një ndër prioritetet madhore të Shqipërisë mbetet energjia e pastër, ajo e rinovueshme si dhe me rëndësi eficenca e energjisë. Kryeministri parashtroi rrethanat lehtësuese rregullatore dhe fiskale për zhvillimin e biznesit në Shqipëri duke përmendur kuadrin lehtësues të sigurimit të lejeve e të licensave, mbrojtjen e Investimeve direkte të huaja, tregun fleksibël dhe të kualifikuar të punës në Shqipëri, zhvillimin e zonave të lira ekonomike, apo regjimi fiskal i taksave të ulëta.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›