Banka Qendrore Europiane nuk pranon bono greke

Banka Qëndrore Europiane ka bërë me dije se nuk do të pranojë më bono të garantuara nga qeveria greke si garanci për mbajtjen e financimeve nga instituti i Frankfurtit. Ky vendim do të qëndrojë në fuqi deri në përfundimin e misionit të trojkës. Sipas njoftimit të Bankës Qëndrore Europiane, bordi drejtues do të vlerësojë blerjen e titujve shtetëror të Greqisë vetëm pas përfundimit të analizës së drejtuar aktualisht nga KE në marrëveshje me FMN dhe Bankën qëndrore Europiane, mbi progreset e përmbushura nga vendi në kuadër të programit të korrigjimit të bilancit. Ky vendim i Eurotoëer është marrë në vijim të skadimit më 25 korrik të planit të riblerjes së borxhit grek të garantuara nga shteti. Banka Qëndrore Europiane ka njoftuar ndër të tjera se nevoja për likuiditet për sistemin bankar grek mund të plotësohet nga Banka qëndrore e Greqisë në linjë me marrëveshjet e Eurosistemit.