Një database për të gjitha sipërmarrjet turistike në Shqipëri, nisma evropiane vjen nga MTKRS dhe EUFT
Në kuadrin e projektit evropian IPA Adriatica “TUR GRATE 2” për turizmin e qëndrueshëm, Zyra e Shërbimit Turistik (Drejtoria Qendrore) në Shqipëri, ka marrë të drejtën e realizimit të projektit për krijimin e një
database për të gjitha sipërmarrjet turistike në Shqipëri. Zyra e Shërbimit Turistik ka bërë një marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin Evropian për Turizmin si partner shkencor. Për këtë qëllim, sot më datë 29 Korrik 2011 ora 10.00 në Ministrinë e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve u zhvillua një konferencë për shtyp.
Në këtë konferencë shtypi, Rektori i EUFT (Universiteti Europian për Turizmin), prof. Dr. Salvatore Messina dhe drejtori i ZSHT (Zyra e Shërbimit Turistik), z. Benard Tërkuçi folën mbi rëndësinë e këtij projekti evropian, objektivat dhe ecurinë e punës që tashmë ka filluar. Për z. Benard Tërkuci dhe prof. Dr. Salvatore Messina, krijimi i një database për sipërmarrjet turistike ne te gjithë Shqipërinë është shumë i rëndësishëm dhe ka si qellim zhvillimin e qëndrueshëm te turizmit. Dr. Messina tha: Objektivi është që të kemi një rikonjikcion të ofertës turistike të Shqipërisë dhe që ta kthejmë këtë në një pikë të fortë të Shqipërisë në raport me kërkesën ndërkombëtare për turizmin. Kemi operuar duke marrë sistemin e vlerësimit të Shoqatës Europiane të Hoteleve dhe Restorantëve, sistem që është përcaktuar në 14 korrik 2009 dhe e kemi integruar me Protokollin e Vlerësimit Cilësor që universiteti ynë ka ndërtuar në mënyrë origjinale”.
Sipas prof Messina, ky do jetë “projekti më i përparuar nga pikëpamje e analizës në Europë sepse janë sistemet që janë përdorur për vlerësimet e hotelerisë në Holandë, Zvicër, Bullgari dhe Austri me objektivin për të qenë uniform me sistemin turistik shqiptar dhe atë evropian”.
Më tej dr. Messina detajoi projektin: “Për çdo produkt ne kemi hartuar një protokoll cilësie që tregon të gjithë karakteristikat e këtij produkti. Analiza do të bëjë të mundur nxjerrjen në pah të pikave të forta dhe pikave të dobëta të gjithë sistemit turistik në vend. Kjo do të sjellë dhe fushata të nevojshme për promovimin dhe përmirësimin e gjithë sistemit turistik. E gjithë kjo punë do të finalizohet me një publikim që do të prezantohet në fund të muajit shtator në një komunikim publik. Kjo do të bëjë të mundur që gjatë kësaj kohë ne të kemi një përgjigje për pyetjet se çfarë kërkojnë turistët e huaj kur vijnë në Shqipëri”.
Kurse Drejtori i Ministrisë së Kulturës, Benard Tërkuçi tha: “Me anë të këtij projekti do të realizohet dhe një zhvillim i qëndrueshëm territorial dhe krijimi i një produkti të përbashkët turistik ndër rajonal. Në këtë projekt jemi më disa komuna të Italisë. Jemi me Agjencinë Kombëtare të Turizmit në Mal të Zi dhe me komunën e Igumenicës në Greqi”. Z. Tërkuçi pohoi se është një sipërmarrje e vështirë sepse nuk është e lehtë të nxjerrësh një produkt të përbashkët për të gjithë rajonin.
“Me konferencën që do të zhvillohet në fund të shtatorit nga ana cilësore do të japim një produkt të përbashkët turistik për rajonin. Kjo do të bëjë të mundur dhe rritjen e konkurrencës në një sistem të përbashkët turistik. Ne do të synojmë prodhimin dhe mbrojtjen e produkteve tipike shqiptare si; kulturat bujqësore, punimet artizanale dhe trashëgiminë tonë kulturore, ku përfshihet trashëgimie artistike, por edhe arkeologjike. Për herë të parë do të bëhet gjithashtu edhe përcaktimi i ofertës turistike shqiptare dhe cilësia e saj”, - përfundoi z.Tërkuçi.
Projekti që përfshiu si fitues Shqipërinë
Zyra e Shërbimit Turistik (ZSHT) është një nga fituesit e projektit IPA Adriatica, një projekt që është së bashku me 9 komuna të tjera në Shqipëri, Mal të Zi, Itali dhe Greqi. Projekti realizohet së bashku me: Bashkia Latiano në Itali; Bashkia Nardò; Minibashkia Nr. 8 në Tiranë; Bashkia Durrës; Bashkia Korfuz (Kerkyra) në Greqi; Bashkia Igumenicë (Prefektura e Thesprotisë, Epir në Greqi); IGEAM).
Është një projekt që ka të bëjë me zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit dhe ai po realizohet në bashkëpunim me Universitetin Evropian për Turizmin. Qëllimi i parë i projektit është zhvillimi i qëndrueshëm. Risia e këtij projekti është se për herë të parë do të bëhet i mundur krijimi i një data base turistike, me të gjitha sipërmarrjet turistike që zhvillojnë aktivitetin e tyre në Shqipëri. Kjo data base ndahet në dy pjesë; në të parën janë të dhënat e saj sasiore dhe në të dytën janë të dhënat e saj cilësore. Për të dhënat sasiore ZSHT ka disa muaj që ka nisur punën. Do të kemi data base të saktë dhe për agjencinë e turizmit dhe për çdo shërbim tjetrër turistik në gjithë vendin. Për herë të parë do të jetë dhe pjesa cilësore e kësaj data baze, ku me anë të pyetësorëve, që prezanton profesor Messina do të kemi një renditje të gjithë subjekteve turistike në vend.