E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Shpikësi” i automjeteve nga Korça

Nga Express më 27 mars 2011 në ora 14:00

Konstandin Shaka, 28 vjeç, nga Korça, i pasionuar pas makinave ka mundur të ndërtojë një automjet tërësisht unik në llojin e tij dhe të projektuar në një ofiçine të vogël.

Punën për ndërtimin ai thotë se e ka nisur dy vjet më parë, duke bërë projektin në një kompjuter dhe më pas ka nisur realizimin duke grumbulluar pjesë të ndryshme të automjeteve dhe një motor të vogël.

Konstandini thotë se ka qenë pasioni për makinat që e ka nxitur për të realizuar një mjet të tillë.

“Kur ke pasionin përpara nuk është shumë e vështirë. Nuk ka marrë shumë kohë, vetëm 1 vit”, thotë Kostandini.

Shpikja e 28 vjeçarit ka tërhequr vëmendjen e shumë personave nisur nga kërshëria për të parë nga afër dhe provuar një makinë të tillë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›