E Shtunë, 31 Tetor 2026

Siri, 26 të vdekur nga luftimet e sotme

Bilanci i dertanishëm ka arritur në të paktën 26 të vdekur si pasojë e përleshjeve me armë dhe akteve të dhunës në Siri, njoftuan burime nga aktivistët kundër regjimit, të cituar nga rrjeti arab “Al Arabiya”.

Komitetet lokale të Koordinimit, nga ana tjetër, kanë përditësuar bilancin e djeshëm, që deri tani ka arritur në 180 të vdekur, pjesa më e madhe të cilëve kanë humbur jetën në Halep (75 persona), 40 në Damask dhe në periferi të kryeqytetit, 22 në Idlib, 20 në Homs, 12 në Dera, 6 në Dayr az Zor, 4 në Hama dhe 1 në Latakia.

Por nga ana tjetër, raportohet se në Halep kryengritësit kanë konfirmuar marrjen e kontrollit në disa zona, pas luftimeve intensive ndërkohë që ushtria e regjimit duket se po përgatit një ofensivë të një shkalle masive në rajonin al-Sukkari, që ndodhet në jug./Start/

                                                                                             2012-08-11 15:05
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›