Obama shtron iftar, kujton viktimat e Wisconsinit

"Sot lutjet tona i bashkohen miqve dhe të rinjve amerikanë të komunitetit sik. Ne mbajmë zi për ata që u vranë pa kuptim dhe u plagosën në vendin e lutjeve. Asnjë amerikan nuk duhet te frikësohet për sigurinë e tij, ne një vend të shenjtë, çdo amerikan ka të drejtë të praktikojë besimin e tij- haptazi dhe lirshëm ashtu siç zgjedh. Kjo nuk është vetëm një e drejtë amerikane, por një e drejtë Universale dhe ne do ta mbrojmë fenë në atdhe dhe përreth globit", tha Obama.
Një burrë, rreth të 40-ave qëlloi me armë dhe vrau 6 persona ne tempullin sik në Wisconsin. Autoritetet federale thane se po e trajtojnë sulmin si akt të mundshëm të terrorizmit të brendshëm.
Siket mbajnë veshur çallme dhe shpesh ngatërrohen me myslimanet në Shtetet e Bashkuara.
Besimi sik u themelua ne zonën e Panxhabit, një zonë qe ndahet mes Indisë dhe Pakistanit. Siç vlerësohet janë rreth 500 mije anëtarë të këtij komuniteti në Shtetet e Bashkuara.