Irani ende larg prodhimit të bombës bërthamore

Një zëdhënës i Këshillit të Sigurimit Kombëtar konfirmoi se qeveria amerikane vazhdon të vlerësojë se Irani nuk është në prag të prodhimit të një arme bërthamore dhe beson se ka kohë për vazhdimin e përpjekjeve diplomatike për ta parandaluar një gjë të tillë.
Ministri izraelit i mbrojtjes, Ehud Barak, tha për Radio Izraelin se një raport i ri i zbulimit amerikan i sjell vlerësimet e Washingtonit më pranë mendimit të shërbimeve sekrete izraelite se Republika Islamike ka bërë përparime “të rëndësishme” drejt aftësive ushtarake bërthamore.
Ehud Barak ka komentuar në përgjigje të një pyetjeje në lidhje me një raport izraelit të botuar të enjten në gazetën Haaretz, ku thuhet se Presidenti Barack Obama kishte marrë një raport të ri të shërbimit kombëtar të zbulimit, në të cilin pohohet vlerësimi izraelit mbi përparimin e Iranit drejt prodhimit të armëve bërthamore.