Paul Ryan, kandidat i Romneyt për nënkryetar

Kandidati republikan për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mitt Romney, 65 vjeç, duket se ka vendosur për numrin dy të tij: ai është kongresisti Paul Ryan, 42 vjeç, nga Wisconsin. Të paktën kështu raportojnë mediat.
Ryan njihet edhe si një yll në rritje i republikanëve dhe një ekspert i buxhetit, për shkak se është edhe drejtues i një komisioni të rëndësishëm për këtë çështje.
Ryan është i krishterë dhe kjo do vendosë njëfarë ekuilibri me Romney, që është mormon. Është i martuar dhe ka tre fëmijë.
Shkojnë shumë mirë me Romney dhe ekspertët politikë thonë se është dyshja e duhur për këtë garë. Kur Romney foli të enjten se si do jetë zëvendëspresidenti i tij, të gjithë kishin në mendje Ryan.
Gruaja e Romney ka rrëfyer se atij i është dashur punë për të përzgjedhur një emër që nuk kishte probleme, sidomos në fushën private. Përzgjedhja e Sarah Palin në vitin 2008 është cilësuar një katastrofë, ndaj nuk duhej bërë një gabim i tillë sërish.