E Diel, 1 Nëntor 2026

Arabia Saudite mbyll hapësirën ajrore për avionët izraelitë

Arabia Saudite ka mbyllur hapësirën ajrore për avionët luftarakë izraelitë. Kështu Arabia Saudite nuk do ta lejojë Izraelin që të përdorë hapësirën ajrore për të sulmuar Iranin nga ajri.

Arabia Saudite ka habitur edhe një herë opinionin publik me deklaratën që ka bërë se do të rrëzojë avionët luftarakë izraelitë që kalojnë në hapësirën e asaj ajrore për të goditur Iranin. Arabia Saudite në arenën ndërkombëtare është përplasur shpesh me Iranin, siç ndodh së fundi edhe në rastin e Sirisë.

Në një kohë kur pretendimet se organizimi i një sulmi ajror të Izraelit kundër uzinave bërthamore të Iranit është punë minutash vazhdojnë të jenë qendër të vëmendjes udhëheqja e Riadit ka bërë një deklaratë surprizë dhe i ka dërguar qeverisë izraelite përmes Shteteve të Bashkuara të Amerikës mesazhin se “do të godasë çdo avion izraelit që do të kalojë në hapësirën ajrore arabosaudite me qëllim për të sulmuar Iranin”.

Sipas lajmit të gazetës izraelite “Yedioth Ahronot” zyrtarët e lartë të Izraelit e kanë vlerësuar si domethënës përcjelljen e mesazhit nga ana e SHBA-ve. Sipas autoriteteve izraelite SHBA me anë të një mesazhi të tillë mundohet ta bindë Izraelin që të mos organizojë operacione luftarake sipas kokës së vetë.

Ndërsa sipas disa burimeve të tjera Arabia Saudite, që sot përdor avionë luftarakë të prodhimi amerikan, do ti lejojë avionët izraelitë të kalojnë pa probleme nga hapësira e saj ajrore vetëm nëse një sulm i mundshëm kundër Iranit do të realizohet në koordinim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kurse gazeta “New York Times” që del në Shtetet e Bashkuara të Ameirkës, ka shkruar se Izraeli në rast se do të merrte vendim për ta sulmuar i vetëm Iranin itinerarin e operacionit do ta bënte duke kaluar përmes Jordanisë ose Irakut.

Ministri i Mbrojtjes së Izraelit, Ehud Barak, në një deklaratë që bëri lidhur me pretendimet e gazetës “Yedioth Ahronot” tha se SHBA nuk u ka përcjellë një mesazh të tillë autoriteteve izraelite.

Barak i hodhi poshtë pretendimet në fjalë dhe rikujtoi edhe një herë “se Arabia Saudite është një shtet sovran që vepron në kuadër të mirëkuptimeve të veta.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›