Durrës, përkujtohet Fan Noli në 47-vjetorin e vdekjes
DURRES- Në katedralen e apostull Pavlit dhe Shën Astit në Durrës është përkujtuar sot jeta dhe vepra e Imzot Fan Nolit, klerikut që ndërroi jetë më 13 mars të vitit 1965. Mesha që u mbajt në nderim të figurës së Nolit u drejtua nga Dhespot Nikolla, i cili pas shërbesës fetare vlerësoi veprën e Imzot Fan Nolit, jo vetëm si një nga themeluesit e kishës ortodokse shqiptare, por edhe si atdhetar dhe shkrimtar.
"Në jetën e tij të mbështetur plotësisht te besimi, imzot Noli frymëzohej nga figura e Krishtit dhe ajo e heroit kombëtar, Skënderbeut", tha më tej në fjalën e tij dhespoti Nikolla.
Në meshën e organizuar me rastin e 47-vjetorit të vdekjes si dhe në kuadër të 100-vjetorit të pavaresisë morrën pjesë besimtarë, intelektualë të qytetit, përfaqësues të shoqatave lokale, etj. Më pas ata vizituan rrënojat e mbetura nga kisha e Shën Spiridhonit, përballë katedrales. Kisha në të cilën u dorëzua prift imzot Fan Noli u shëmb në fillim të viteve 1970, ndërsa pranë saj ka mbetur në këmbë dhe në gjëndje mjaft të keqe godina e Mitropolisë, në të cilën shihet edhe pllaka përkultimore kushtuar viteve që kaloi në Durrës imzot Fan Noli.
Fan S. Noli u lind më 6 janar të vitit 1882 në një familje me prejardhje nga Kolonja që ishte vendosur në Ibrik Tepe, fshat shqiptar, jo larg nga Ederneja. Noli u bë mjaft i njohur për krijimin e Federatës panshqiptare "Vatra", në vitin 1912. Ai mbështeti Pavaresinë e Shqipërisë dhe erdhi për herë të parë në atdhe në vitin 1913. Fan Noli zhvilloi një veprimtari të ethshme politike në vitet 1920. Në vitin 1921 u botua vepra e tij "Historia e Skënderbeut". Ai ishte një përkthyes i shkëlqyer dhe solli nga gjuha angleze një pjesë të madhe të veprës së Uiliam Shekspirit, ndërsa botoi disa vëllime me poezi origjinale. Fan Noli vdiq më 13 mars të vitit 1965 dhe trupi i tij u varros në Boston.
(d.b/BalkanWeb)