E Diel, 1 Nëntor 2026

Siri, Lakhdar Brahimi shpreson një rol më aktiv nga Kina në zgjidhjen e krizës

PEKIN- I dërguari ndërkombëtar, Lakhdar Brahimi u shpreh sot në Pekin se shpresonte për një rol aktiv të Kinës lidhur me konfliktin në Siri.
Pasi vizitoi Moskën, Brahimi mbërriti në Pekin, ku u prit nga ministri i Jashtëm kinez, Yang Jiechi. 

Yang përshëndeti përpjekjet e Lakhdar Brahimit, të dërguarit të posaçëm të OKB-së dhe Lidhjes Arabe, mbi çështjen siriane. 

"Kriza në Siri është shumë e rrezikshme dhe situata është përkeqësuar", theksoi Brahimi në Moskë, ku propozoi një armëpushim gjatë Kurban Bajramit, por që nuk u respektua. 
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›