E Shtunë, 31 Tetor 2026

Siri, SHBA-ja dhe BE-ja kërkojnë largimin e Asadit

Presidenti amerikan Barak Obama bëri të ditur sot në një komunikatë se ka ardhur koha që lideri sirian të tërhiqet dhe njoftoi sanksione të tjera shumë të ashpra kundër regjimit.

“E kemi shpjeguar shumë herë se Presidenti Asad duhet të ndërmarrë një tranzicion demokratik ose të japë dorëheqjen. Ai nuk e bëri këtë tranzicion. Në interes të popullit sirian, ka ardhur koha që Asad të tërhiqet”, shpjegoi Obama, duke shtuar se “Shtetet e Bashkuara do të respektojnë vullnetin e popullit sirian për ndryshim”.

Ndërkohë, shefja e diplomacisë evropiane, Katerine Eshton, kërkoi sot që Presidenti Bashar al-Asad të “japë menjëherë dorëheqjen”, përmes një deklarate të bërë në emër të të gjithë Bashkimit Evropian.

“BE-ja është e bindur se Asadi ka humbur të gjithë legjitimitetin në sytë e popullit sirian dhe duhet të japë dorëheqjen menjëherë”, theksoi Eshton.
/Start/E. B/

                                                                                             2011-08-18 16:57
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›