E Shtunë, 31 Tetor 2026

Taksa e automjeteve, pas 24 gushtit s`do ketë më doganë

Nëse blini një makinë pas datës 24 gusht do të kurseni taksën e doganës. Kjo taksë e cila ka rënduar jo pak në xhepat e shqiptarëve tashmë do të zëvendësohet me një taksë të përvitshme e cila në skemën e saj parashikon që automjetet e reja të cilat ndotin më pak si dhe ato me benzinë paguajnë më pak.

Kjo taksë përcaktohet sipas formulës matematikore ku shumëzohen, cilindratata në CM3 e automjetit x Koeficenti fiks sipas vjetërsisë ku automjetet më të vjetra kanë koficent më të lartë dhe paguajnë më shumë x si dhe lloji i karburantit i cili është përkatësisht 25 lekë për naftën dhe 20 për benzinën që ndot më pak.

Me skemën e re janë të favorizuar ata që importojnë automjete të reja të cilat kanë koeficent më të vogël dhe paguajnë më pak. Po ashtu, ky keficent për tre vitet e para të makinës është 0 ndërsa në vitin e 4 është në masën e 0.18 dhe rritet me 0.02 për 10 vitet e para si dhe 0.04 për vitet e tjera. Kështu një makinë e vitprodhimit 1996 do të paguajë 300 mijë lekë në vit si taksë e makinës së përdorur.

Ky ligj favorizon importin e makinave të reja ndërsa për ata që kanë në përdorim një makinë të përdorur do të paguhet një masë më e madhe taksash nëpërmjet taksës së përvishtme të automjeteve të përdorura. Po ashtu pas datës 24 gusht shfuqizohen edhe taksat e qarkullimit dhe ajo e regjistrimit. Në ligjin e ri parashikohet që taksa e qarkullimit të mos paguhet më në drejtoritë rajonale të qarkullimit por të vilet në karburant.

Në taksën e re të qarkullimit parashikohet një taksë në vlerën e 5 lekëve në një litër deri në fund të vitit si dhe 7 lekë për litër pas 1 janarit. Kështu, ai që furnizohet me më tepër karburant, që automatikisht lëviz më tepër do të paguajë më shumë për taksën e qarkullimit e cila tashmë ka një skemë progressive ku ai që shfrytëzon më shumë infrastrukturën rrugore paguan më shumë.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›