“Spiegel”: Greqia mendon të dalë nga eurozona

Revista thekson se ministrat e Financave të eurozonës dhe përfaqësuesit e Komisionit Evropian mbajtën një takim sekret për krizën në Luksemburg mbrëmjen e së premtes.
Problemet ekonomike të Greqisë janë të rënda, me protesta kundër qeverisë që pothuajse mbahen çdo ditë. Tashmë Kryeministri George Papandreu dukshëm ndjehet se nuk ka opsion tjetër, shkruan “Spiegel Online” e cila thekson se Athina po mendon të braktisë euron dhe ti kthehet monedhës së saj.
I alarmuar nga synimet e Athinës, Komisioni Evropian ka thirrur një takim krize në Luksemburg mbrëmjen e së premtes. Duke marrë parasysh gjendjen e tensionuar, takimi në Luksemburg është deklaruar si tepër konfidencial. Në të janë lejuar të marrin pjesë vetëm ministrat e Financave të eurozonës dhe përfaqësues të KE-së.
/Start/Fatjon Prroni/
2011-05-07 08:47