Ekonomia, Zoellick: Bota ka hyrë në një zonë të rrezikshme

Shefi Bankës Botërore ka paralajmëruar se bota ka hyrë në një tjetër zonë të rrezikshme për ekonominë.
Robert Zoellick tha se Europa, Japonia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të marrin disa vendime të vështira për të parandaluar rënien e ekonomisë globale.
"Europa, Japonia dhe SHBA do të përballen me përgjegjësitë që kanë për të mos lejuar rikthimin recesionit" tha Zoellick gjatë një fjalimi në Universitetin "George washington".
Tregjet ndërkombëtare po kalojnë prej javësh tensione për shkak të paqartësive të ekonomisë globale dhe frikës për rikthimin e recesionit.