E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosta Rika, sekuestrohet 1 ton kokainë

Policia e Kosta Rikas pas një operacioni të suksesshëm ka arritur që të sekuestrojë një ngarkesë rekord droge, plot 1 ton kokainë.
 

Policia e zonës arriti ta gjente ngarkesën në bordin e një trageti i cili ishte i ankoruar në qytetin bregdetuar të Alajuelas.
 

Pas operacionit të suksesshëm policia lokale arrestoi 3 peshkatarë të akuzuar për pjesëmarrje në trafik ndërkombëtar të drogës.
 

Në orët në vijim sipas mediave lokaje priten me dhjetëra arrestime pasi policia ka arritur që të zbulojë hallkat e trafikimit të drogës e cila pritej që të dërgohej dhe të shitej në Europë.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›