E Shtunë, 31 Tetor 2026

Liqeni i mbeturinave

Në liqen, përveç ujërave të zeza, derdhen pa pushim edhe mbeturina plastike të patretshme, duke i mbushur brigjet e liqenit plot.

Prej gati dy muajsh, niveli i ndotjes në këtë liqen është rritur mjaft, për shkak edhe të mbeturinave të shumta që vijnë nga Kosova. Specialistët e shëndetit publik bëjnë me dije se ujërat e liqenit nuk ndotje me rrezikshmëri të lartë nga pikëpamja bakteriale.

“Uji i liqenit përmban vetëm ndotje fizike dhe nga analizat e kryera deri tani, rezulton se veç ndotjes fizike, nuk ka ndotje tjetër që mund të shqetësojë pushuesit në brigjet e liqenit. Është kjo arsyeja që për mbatjen nën kontroll të situatës, analizat e ujit të këtij liqeni kryhen ç'do muaj dhe do të vazhdojnë të kryhen deri në përfundim të sezonit veror”, thotë përgjegjësi i Zyrës së Higjienës në drejtorinë Rajonale të Shëndetësisë, Neritan Biba.

Nga ana tjetër, Agjencia Rajonale e Mjedisit kërkon që pushteti vendor të ndërhyjë për të pastruar liqenin nga mbeturinat, ndërsa ujërat e zeza të trajtohen me kolektor. /Start/

                                                                                             2012-06-08 16:14
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›