Washington, takim dyditor i ministrave të jashtëm të G8-ës
WASHINGTON - Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton theksoi nevojën urgjente për të zgjidhur shqetësimet e sigurisë lidhur me Sirinë, Iranin dhe Korenë e Veriut, ndërkohë që ajo hapi në Uashington një takim të ministrave të jashtëm të Grupit të tetë vendeve më të industrializuara.
Dy ditët e bisedimeve kanë për qëllim përcaktimin e programit të takimit të G8-ës muajin e ardhshëm, i cili do të zhvillohet në rezidencën presidenciale Kamp Dejvid në Maryland.
Sekretarja Clinton tha se ministrat janë të alarmuar nga dhuna e vazhdueshme në Siri, dhe se ata janë të shqetësuar për problemet me të cilat është duke u përballur i dërguari i posaçëm i OKB-së, Kofi Annan ndërkohë që përpiqet të sigurojë një armëpushim.
Ajo gjithashtu tha se ka ende kohë për diplomaci në Iran, por se ajo që është urgjente është që Irani të vijë në tryezën e negociatave.
Zonja Clinton tha se të gjithë ministrat e G8-ës kanë një interes të fortë për paqen dhe stabilitetin në Gadishullin Korean. Ajo tha se nisja e një rakete nga ana e Koresë së Veriut do të shkelte rezolutat e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.
Së bashku me Shtetet e Bashkuara, në grupin e G8-ës përfshihen Britania, Kanadaja, Franca, Gjermania, Japonia, Italia dhe Rusia.
(er.nu/voa/BalkanWeb)