E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arsenali i kompenson biletat, fansave

Klubi londinez i Arsenalit, ka ndërmarrë një hap të jashtëzakonshëm, për të zbutur dhimbjen e humbjes poshtëruese nga ana e Manchester United.
 

Nëpërmjet një komunikate, Arsenal njofton se do të kompensojë biletat për të gjithë ata tifozë, që kanë udhëtuar në Manchester, duke u ofruar falas një biletë për një tjetër ndeshje në udhëtim të klubit.
 

“Rezultati i ndeshjes së ditë së dielë ishte dëshpërues për të gjithë ata që lidhen me klubin. Tifozët tanë që udhëtuan ishte të jashtëzakonshëm gjatë gjithë ndeshjes dhe ne duam ta pranojmë mbështetjen e tyre të mrekullueshme. Do t`ju shkruajmë shumë shpejt me detaje”, thuhet në komunikatën e klubit.
 

Mendohet se rreth 3000 tifozë të Arsenalit kanë qenë në Old Trafford për të parë klubin e tyre, që i dëshpëroi totalisht.
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›