Siri, përshkallëzohet dhuna, 1 mijë të vdekur në një javë
SIRI - Një përshkallëzim të jashtëzakonshëm të dhunës po përjeton në këto orë Siria, ndërsa afrohet afati për armëpushimin e ndërmjetësuar nga OKB-ja.
Brenda një jave janë regjistruar mbi 1 mijë të vdekur, ndërsa ushtria e Bashar Al Assad hapi zjarr kundër refugjatëve siriane në kufirin me Turqinë, duke vrarë dy persona dhe duke rritur tensionet me Ankaranë.
Turqia protestoi ndaj incidentit duke thirrur të dërguarin e Sirisë, për t’i kërkuar që Damasku të ndalë menjëherë dhunën.
Në një tjetër incident, dy refugjate siriane dhe një përkthyes turk u plagosen brenda një kampi refugjatesh, pasi u goditën nga plumbat e rastit, si pasojë e përleshjeve mes rebeleve dhe trupave siriane.
Ndërkohë një kameraman libanez u qëllua për vdekje në kufirin mes Sirisë dhe Libanit, pasi ekipi i tij u sulmua nga forcat siriane. Ka reaguar menjëherë kryeministri libanez, i cili dënoi vrasjen.
Incidentet vijnë në një kohë kur ka mbetur edhe një ditë nga armëpushimi i ndërmjetësuar nga OKB-ja. Por 80 vetë raportohet të jenë vrarë vetëm sot.
Ndërkohë autoritetet e Damaskut kanë vendosur të bojkotojnë planin e paqes, duke deklaruar se nuk do të tërheqin trupat nga qytetet nëse nuk marrin garanci të shkruar nga grupet e armatosura.
(er.nu/news24/BalkanWeb)