Itali, Pashkë turpi. Shqiptari: Prifti abuzime seksuale me mua
09/04/2012 Rrëfimi i shqiptarit rrënon priftin italian, hetimet
ITALI- Djaloshi shqiptar pranoi se ishte abuzuar seksualisht nga prifti i Firences. Në artikullin e tretë radhazi që gazeta “Metropol” i kushton këtij skandali të zbuluar nga kolegët e së përditshmes italiane “Panorama”, shprehet qartë fakti që abuzimet seksuale janë kryer dhe viktima ka qenë një i mitur shqiptar. Në këtë atmosferë Pashkësh zbulohet një tjetër e vërtetë lakuriqe, ajo e dhunës e abuzimit të priftërinjve kundrejt djemve të vegjël, histori të shëmtuara këto të njerëzve me rroba të zeza apo vjollcë, të aftë për të mbajtur sekrete mijëvjeçare dhe kur ato zbulohen i cilësojnë si “baltë”. Në rastin konkret prifti Don Daniele Rialti u shpreh se, “Po çfarë dhune, vetëm një shpullë në prapanicë”. Prokurorja e Firences Giuseppina Mione punoi në fshehtësi që pas atentatit të Imzot Giuseppe Betori. Një letër anonime, por në mënyrë të detajuar për të ndjekur lehtësisht autorin, u dërgua për hetuesit dhe për Vatikanin. Teksa Selia e Shenjtë nuk kishte dërguar asnjë sinjal, prokurori kishte lëvizur në hetime. Që në 8 të mëngjesit të 5 prillit bastisi shtëpinë e Don Daniele Rialtit, që në vitin 2008 ishte asistent pastor në kishën San Giovanni Evangelista të Empolit promovues i drejtësisë (ekuivalent i gjykatësit në kishë). Ai u akuzua nga një tjetër prift i kishës, Don Paolo Cioni për dhunë seksuale ndaj fëmijëve. Këtë të enjte u kontrolluan dy shtëpi të Don Rialtit nga skuadra e policisë, e koordinuar nga Filippo Ferri dhe Lorenzo Manso. Materiali në kompjuter dhe letrat që u konfiskuan u përcaktuan si shumë interesante. Në letra u gjetën numra telefoni, kontakte, axhenda, etj. Gjithashtu u kontrollua shtëpia e një mekaniku shqiptar, tani rreth 20 vjeç, i cili mund të dijë shumë gjëra, i abuzuar nga prifti Rialti dhe që në vitin 2009 ai i kishte thënë dikujt se çfarë po ndodhte në kishë. Por askush nuk i besoi 3 vjet më parë. Natën e së enjtes ai dëshmoi në stacionin e policisë për gati 4 orë. Personi ishte i informuar për faktet. Ai pohoi abuzimet seksuale të prifit, interesin e frikshëm të tij për fëmijët. Shqiptari konfirmoi faktin se Don Rialti kishte abulzuar seksualisht me të dhe me bashkëmoshatarët e tij, para 5 viteve kur ishte minoren. Por tani i riu shqiptar ka frikë. Priftërinjtë janë të fuqishëm dhe gjithmonë e ka menduar dhe nuk ndihet i qetë. Ai ishte i frikësuar se prifti mund të rikthente sërish në Shqipëri, me ndonjë pretekst. Por që prej asaj kohe ai gjithnjë ka pasur frikë nga njerëzit me rrobat e zeza, pra priftërinjtë. Tani duket se ka marrë fund dhe e ka hequr qafe këtë barrë, por duhet të përsërisë historinë e tij shumë herë, para gjyqtarit, policëve dhe prokurorit, deri në sallën e gjyqit.