E Diel, 1 Nëntor 2026

Tensionet në Mitrovicë, MPJ: Thirrje për qetësi e maturi

TIRANE - Përmes një deklarate për mediat, Ministria e Punëve të Jashtme bën thirrje për qetësi e maturi, për kapërcimin e situatës në Mitrovicë, pas vrasjes së një qytetari një ditë më parë.

“MPJ dënon ashpër shpërthimin që shkaktoi vdekjen e një qytetari të pafajshëm në veri të Mitrovicës, si dhe çdo akt tjetër dhune që cënon forcimin e sigurisë, stabilitetit dhe bashkëjetesës në veri të Kosovës.”- theksohet në njoftimin e Ministrisë.

Duke shprehur bindjen se autoritetet përgjegjëse, Policia e Kosovës dhe EULEX-i do të nxjerrin përpara drejtësisë autorët e këtyre akteve kriminale, Ministria e Punëve të Jashtme përcolli edhe ngushëllime për familjarët e viktimës dhe uroi shërim të shpejtë për të plagosurit.

SHPËRTHIMI NË MITROVICE
Në orët e para të mëngjesit të së dielës një person humbi jetën ndërsa 4 fëmijët e tij u plagosën si pasojë e një shpërthimi në banesën e tyre në veri të Mitrovicës.

Shpërthim ndodhi rreth orës 02:00 te mëngjesit pranë vendit të njohur si 'Tre rrokaqiejt', në banesën e Selver Haradinaj me etni shqiptare. Për pasojë ka humbur jetën, 38-vjeçari, baba i katër fëmijëve, ndërkohë që dy nga fëmijët e tij janë në gjendje të rëndë.
Sipas mediave kosovare, shpërthimi në banesë është bërë përmes një detonatori të montuar.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›