Mitrovicë, gruaja e viktimës: Serbët na provokojnë çdo ditë
Të tjera rreth shkrimit MPJ: Të dënohen autorët e aktit kriminal VIDEO - Sulmi i serbëve ndaj policisë VIDEO - Shpërthimi në Mitrovicë, vdes shqiptari, plagosen 4 fëmijët
MITROVICE - Tensionohet situata në Mitrovicë, një ditë pas shpërthimit në një banese ku mbeti i vrarë një shqiptar dhe u plagosëm 4 fëmijët e tij. Qindra serbë me uniforma policie dhe të maskuar kanë bllokuar rreth orës 13:00 lagjen “Tre rrokaqiejtë”, e vetmja në zonën veriore të Mitrovicës që banohet edhe nga shqiptarë. Sipas dëshmitarëve, ata kanë thyer xhamat e banesave të shqiptarëve dhe kanë hequr një pikë stacioni të policisë të vendosur aty, raporton korrespondenti i Shqiptarja.com. Banorët e zonës njoftojnë gjithashtu së është marrë peng një polic i cili më vonë është lënë i lirë, por nuk ka një konfirmim zyrtar për këtë.
Policia e Kosovës, në përputhje me urdhrin e ministrit të Brendshëm, Bajram Rexhepi, kishte vendosur sot disa pika statike të policisë në pjesët nevralgjike të veriut të Mitrovicës. Pika të tilla kontrolli u vendosën jo vetëm te “Tre rrokaqiejt”, por edhe në disa zona të tjera të qytetit. Siç raporton korrespondeti i Shqiptarja.com në Mitrovicë, grupe serbësh i kanë shkatërruar ato duke marrë vetë kontrollin, ndërsa policët e Kosovës tashmë janë larguar. Pavarësisht tensionimit të situatës deri tani nuk raportohet për të lënduar.
ORA 19: 00 FLET BASHKËSHORTJA E VIKTIMËS
Disa orë pas vdekjes së bashkëshortit të saj, gruaja Selver Haredinajt ka folur per Shqiptarja.com. Ajo ka rrëfyer skenën e shpërthimit.
“Prej dhomës kemi dalë në korridor. Pashë tym te zi. Dritaret ishin me mbrojtëse çeliku. Djemtë dolën të gjallë, edhe vajza, por bashëkshorti jo. Mu zu frymëmarrja. Burri ka qenë në gjumë dhe eksplozivi e kishte vrarë”, tha bashkëshortja e Haredinajt.
Ajo konfirmoi se shqiptarët në Mitrovicë provokohen tërë kohën nga serbët.
“Kemi kaluar 13 vite të traumatizuar nën presion të serbëve. Nuk guxojmë të kthehemi më në banesë”, dëshmon 42 vjecarja.
ORA 18:02 – POLICIA: NUK KEMI KAPACITET PER KETO SULME
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti, ka deklaruar se Policia e Kosovës nuk ka kapacitete të përballet me këto grupe (rreth 200 vetë). Hoti thotë se policia do të diskutojë nëse është e nevojshme vendosja e pikave statike të policisë.
ORA 17:12 – DELL: VERIU NUK ZGJIDHJET ME STATUS SPECIAL
Ambasadori amerikan në Kosovë, Kristofer Dell, nuk ka përjashtuar mundësinë që këtë vit të fillojë dialogu për zgjidhjen e çështjes së veriut. Ai i ka thënë RTK-së se një vështrim më serioz i situatës në veri gjithsesi do të ndodhë para se zgjedhjet e reja të ndodhin edhe në Kosovës. Dell ka përjashtuar mundësinë e zgjidhjes së kësaj çështje përmes ndonjë statusi special, apo ndonjë lloj tjetër autonomie.
ORA 16:44 – SERBËT SULMOJNË GAZETARËT
Pikërisht ndërsa dukej se situata në Mitrovicë po shkontre drejt përmirësimit, serbët në zonën veriore të qytetit kanë sulmuar gazetarët e Kosovës dhe ata të Shqipërisë që gjendeshin në zonën e “Tre rrokaqiejve”. Mësohet se policia ka ndërhyrë për të evituar dhunën ndaj gazetarëve.
ORA 16:21 – SITUATA DREJT QETESISE, POLICIA HETON
Duket se situata në veri të Mitrovicës, dhe veçanërisht në zonën e “Tre rrokaqiejve”, po shkon drejt qetësimit. Në të vërehen trupa të shtuara të KFOR dhe EULEX-it, por edhe të Policisë së Kosovës, të cilët ekzaminojnë vendin e ngjarjes. Nuk ka informacione për persona të arrestuar. Policia ka bërë të ditur se ka marrë disa video amatore dhe është duke i studiuar ato. Kontejneri ku ishte vendosur stacioni policor gjendet edhe aty, i rrotulluar.
ORA 15:52 – REXHEPI: SULM I KOORDINUAR NGA BEOGRADI
Ministri i Brendshëm, Bajram Rexhepi, e ka cilësuar sulmin e sotëm ndaj stacionit policor në veri të Mitrovicës një veprim të koordinuar nga Ministria e Punëve të Brendshme serbe dhe strukturat ilegale në veri të qytetit.
ORA 15:25 – SERBËT: OK STACIONIT POR ME POLICE TË PËRBASHKËT
Njëri nga përfaqësuesit e serbëve në veri të Mitrovicës, Marko Jakshiq, ka deklaruar për Radion Evropa e Lirë, se serbët në këtë pjesë të qytetit i kanë zhvendosur kontejnerët e policisë në afërsi të Tre Rrokaqiejve, meqë “janë kundër pranisë së pjesëtarëve të policisë nga stacioni jugor”.
Sipas tij, komuniteti serb në veri nuk ka gjë kundër që në atë pjesë të vendosen kontejnerët e policisë, por ky komunitet “kërkon që aty të jenë të pranishëm edhe policët e stacionit verior të policisë”. “Pse të mos e kërkojnë një gjë të këtillë serbët? Pse Policia e Kosovës nga jugu përzihet ne resoret dhe përgjegjësitë e pjesës veriore të qytetit? E gjithë kjo që është në veri të lumit Ibër është përgjegjësi e policisë se veriut të qytetit dhe duhet t’u përmbahemi këtyre parimeve dhe argumenteve”, ka thënë Jakshiq.
ORA 14:55 – POLICIA: TJETER SHPERTHIM GJATE NATES
Gjatë natës së kaluar veriu i Mitrovicës është tronditur nga një shpërthim tjetër, i cilat ka ndodhur në afërsi të ish-shkollës së mesme teknike në rrugën ‘Vojvoda Bojoviq’. Zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti, ka theksuar se një shpërthim është dëgjuar të këtë ndodhur në pjesën veriore të Mitrovicës, diku në afërsi të ish Shkollës së mesme teknike, por policia nuk ka mundur të lokalizojë vendin e saktë të tij. Për këtë rast në polici nuk është paraqitur asnjë ankues që të raportojë për ndonjë dëm.
ORA 14: 50 – MEDIA NUK LEJOHET NE VENDNGJARJE
Forca të shumta ndërkombëtare janë duke qarkulluar në pjesën veriore të Mitrovicës. Media nuk lejohet që të shkojë në vendngjarje. Telekamerat e televizioneve kosovare janë të detyruara të filmojnë që nga ura e Ibrit, në një vijë ajrore prej 100 metrash.
ORA 14: 45 – KFOR BLLOKON QARKULLIMIN NE UREN E IBRIT
Forca të shumta të Xhandarmarisë franceze, të policisë së EULEX dhe të KFOR-it kanë bllokuar urën e Ibrit që ndan qytetin e Mitrovicës. Këto masa sigurie janë marrë për të mos lejuar shqiptarët të kalojnë urën, por as serbët që të shkojnë në pjesën jugore, me qëllim evitimin e një përplasjeje direkte mes dy komuniteteve, ka njoftuar një zyrtar i KFOR-it në Mitrovicë.
ORA 14:41 - SERBET ME UNIFORMA TE VJETRA
Dëshmitarë në vendngjarje tregojnë se serbët janë të veshur me uniforma të vjetra ushtarako-policore, pra jo ato zyrtare të policisë serbe.
ORA 14:19 ASNJE FORCE POLICORE, SHQIPTARET MBYLLEN NE BANESA
Raportohet se nuk ka asnje forcë policore të Kosovës në ato anë, dhe se banoret shqiptare jane te ngujuar brenda banesave te tyre nga frika se do t'ju ndodhë dicka. Forca të shtuara të Policisë së EULEX-it ndodhen në urën kryesore në lumin Ibër.
(rg/aq/im/shqiptarja.com)