Përmirësohet performanca e bankave, 2.5 miliardë fitim në muaj
TIRANE - Gjatë dy muajve të parë të këtij viti sistemi bankar ka rritur fitimin, duke konfirmuar gjendjen e shëndoshë financiare dhe likuide.
Nga të dhënat e shoqatës së bankave rezulton se për këtë periudhë bankat kanë realizuar një fitim prej 2.5 miliardë lekësh, çka tregon se performanca e tyre është në përmirësim.
Krahasuar me janarin, fitimi është rritur me 56%, ndërsa kundrejt dymujorit të vitit 2011 fitimi është rreth 3 herë më i lartë.
Kriza ka bërë që bankat të jenë më të kujdesshme në kontrollin e shpenzimeve dhe sidomos në standardin e kredidhënies.
Në rritjen e fitimit të bankave kanë ndikuar edhe ulja e ndjeshme e shpenzimeve për provigjonimin e kredive me probleme. Në fund të muajit shkurt, huatë me probleme arritën në 19.1%, nga 18.9% që ishin në fund të janarit.
Fakti që prej rreth 6 muajsh, kreditë me probleme po rriten me ritëm më të ulët ka bërë që bankat të kenë më pak shpenzime të reja për fondin rezervë të humbjeve nga kreditë, me përfitime të qarta në rezultatin financiar.
(er.nu/news24/BalkanWeb)