E Diel, 1 Nëntor 2026

Porosia e Papës për Pashkë: Njerëzimi po rrezikohet nga errësira

Papa Benedicti i XVI-të zhvilloi meshën tradicionale ndërmjet së shtunës dhe të dielës në Bazilikën e Shën Pjetrit në Vatikan, duke tërhequr vërejtjen se njerëzimi po ecën nëpër errësirë, duke mos qenë i aftë ta dalloj të mirën nga e keqja.

“Jeta është më e fortë se vdekja. E mira është më e fortë se e keqja. Dashuria është më e fortë se urrejtja. E vërteta është më e fortë se gënjeshtra”, tha Papa në Bazilikën e Shën Pjetrit, që ishte e mbushur përplot me besimtarë.

I veshur në të bardhë, si simbol i jetës së re, ai megjithatë ka tërhequr vërejtjen se “errësira paraqet kërcënim real për njerëzimin”.

“Nëse Zoti dhe vlerat morale, dallimi ndërmjet së mirës dhe së keqes, mbeten në errësirë, atëherë të gjitha dritat e tjera, të cilat kanë lindur vepra të pabesueshme teknike, paraqesin jo vetëm përparim, por neve dhe botën na ekspozojnë edhe para rreziqeve”, tha Papa dhe shtoi se besimi është “për-ndritje e vërtetë”.

Papa Benedicti udhëhoqi edhe meshën tradicionale me rastin e Pashkëve në Sheshin e Shën Petrit, e pastaj dërgoi edhe porosinë e përvitshme me rastin e Pashkëve, “Urbi et orbi” (Qytetit dhe botës).

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›