E Shtunë, 31 Tetor 2026

Siri, raporte për luftime në lagjet e Damaskut

Raportohet se gjatë natës ka pasur luftime ndërmjet kryengritësve dhe forcave qeveritare në një lagje të kryeqytetit të Sirisë, Damask.

Rrjeti televiziv al-Xhazira ka raportuar se aktivistët opozitarë kanë thënë se ka pasur shkëmbim zjarri ndërmjet forcave qeveritare dhe kryengritësve nga armata Ushtria e Lirë e Sirisë, dhe se helikopterët kanë qarkulluar mbi hapësirën ku ndodhen disa ambasada dhe ndërtesa qeveritare.

Deri tani nuk ka pasur raporte për viktima.

Këto ngjarje ndodhën pas fundjavës së përgjakshme, ku një seri sulmesh ndodhën në Damask dhe në qytetin e dytë më të madh në Siri, Alepo, në pjesën veriore të këtij vendi.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›