E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zyrtarizohet partia e Bamir Topit

Kjo është partia e 117-t e regjistruar në gjykatë, çka mesatarisht i bie që Shqipëria të ketë një parti për rreth 24 mijë banorë rezident në vend, duke marrë parasysh të dhënat e censusit të popullsisë.

Partia më e re do të drejtohet përkohësisht nga deputeti Gazmend Oketa, por kjo parti njihet si partia e Bamir Topit, aktualisht President i Republikës. Prezantimi zyrtar i partisë pritet të bëhet të hënën dhe zyrat do t’i kenë përballë Parlamentit.

Në përbërje të kësaj partie do të jenë, fillimisht përveç Oketës, edhe Aleksandër Biberaj, Aleksandër Meksi, etj. Topi deklaroi një ditë më parë se do të rikthehet në politikë, por sipas tij, kapitulli me Partinë Demokratike është i mbyllur./Start/

                                                                                             2012-04-27 16:06
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›