Siri, sulm me armë kimike, vdesin 200 persona (Video)

Aktivistët opozitar sirian i kanë akuzuar forcat qeveritare se kanë përdorur “gaz helmues” gjatë një sulmi që është kryer në periferi të Damaskut, i cili thuhet se ka lënë të vdekur mbi 200 vetë.
Raportohet se sulmi ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit të së mërkurës.
Sipas kundërshtarëve të regjimit, ushtria e Bashar al Assad-it këtu ka hedhur “raketa të mbushura me gaz helmues.
Njoftimi për kryerjen e këtij ataku me armë kimike erdhi në kohën kur në Siri po qëndrojë ekspertë të Kombeve të bashkuara të cilët po merren me hetime për përdorimin e këtyre llojeve të armëve.
Autoritetet siriane dhe rebelët kanë akuzuar njëri-tjetrin për përdorimin e armëve kimike gjatë konfliktit dy vjeçar në vend./Indeksonline/