E Diel, 1 Nëntor 2026

Kinë, kthen papafingon në fermë, frikë nga qumështi në treg

Uei Xingju e ka kthyer papafingon e shtëpisë së tij në një fermë bagëtish për të siguruar qumësht të freskët për vajzën e tij. Uei, nga Çangsha, provinca Hunan dhe gruaja e tij, Lin, e hapën fermën nën çati vetëm një muaj para se të lindte vajza e tyre, Cian. Vogëlushja lindi në muajin prill kur Kina u godit nga një sërë skandalesh për helmimin e qumështit të fëmijëve. Kështu, Uei bleu dy dele dhe tani ka furnizim të pandërprerë me qumësht të freskët. Por meqë nuk kishte oborr, ndërtoi fermën në papafingo. Pres bar për to çdo ditë dhe, nëse nën çati bën shumë vapë, i shoqëroj te shtëpia e prindërve të mi, sepse është më e freskët dhe ka më shumë hije, tha ai. Dhe shtoi se Ne nuk e dinim nëse mund ti zinim besë qumështit pluhur apo të paketuar për fëmijën dhe vendosëm ta prodhonim vetë atë në shtëpi, u shpreh 36-vjeçari. Në vitin 2008 kontaminimi me melaninë në qumështin e bebeve vrau gjashtë prej tyre dhe sëmuri rëndë 300 mijë të tjera.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›